Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se kanë mbërritur në Rinas 11 700 doza të vaksinës Pfizer. Sipas Ramës numri i vaksinave që ka mbërritur në total në Shqipëri, që prej nisjes së vaksinimit është 858,750 doza.

Rama shkruan se brenda Qershorit do të përmbushet objektivi për të pasur 1 milionë të vaksinuar.

Postimi i Ramës:

Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit. 

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re