Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është një prej 80 deputetëve që nuk do të rikthehen më në shtator në Parlament si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Murrizi thotë se i është lutur deputetit të PS-së, Pandeli Majko, i cili gjithashtu nuk arriti të siguronte aq vota sa të thyente herësin dhe të qëndronte në parlament edhe 4 vitet e ardhshme, që të bashkonin votat për të prishur Kodin e Ri zgjedhor.

“Ku është Pandi më ka ik Pandi, ju luta Pandit. Pand Majko hajde bashkojmë votat dhe ta prishim këtë kod zgjedhor si në 21 prilli i 2008 se është kot bastard, nuk donte të dilte nga rreshti i partisë.

Është ndër 10 të votuarit bashkë me Kodhelin, ndër 10 të votuarit socialist në Tiranë, 18 keni fituar ju, po këta nuk vijnë se nuk i lë Damiani!”, shprehet Murrizi.

Po ashtu, Murrizi ka thënë se po parashikon që PD dhe PS do të bashkëpunojnë për qeverisje në të ardhmen dhe kjo është arsyeja sipas tij që “Rama po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta”.

“Qeveria e 4 viteve të ardhshme me sa po e nuhas do të jetë e përbashkët, ndaj i pari i juaj ka 3 javë rresht që po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta”, deklaroi Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re