Partia Socialiste po ecën drejt konkretizimit të nismës së saj për shkarkimin e Presidentit Meta. Aktualisht janë mbledhur firmat e 36 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e kreut të shtetit.

Konferenca e Kryetarëve e mbajtur ditën e sotme miratoi  programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021, ku në axhendën e diës së nesërme është dhe shkarkimi i presidentit Meta.

Shumica socialiste e argumenton kërkesën “bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të Nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore”.

Neni 90 i Kushtetutës thekson se:

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen  e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re