Rusia kundërshtoi sot kërkesën e SHBA-së për të ndërprerë lidhjet tregtare dhe diplomatike me Korenë e  Veriut pas testit të fundit me raketë nga regjimi diktatorial.
Moska ka bërë thirrje për negocime dhe ka akuzuar Uashingtonin se po kërkon të provokojë Phenianin.
“Opinioni ynë është negativ. Ne kemi theksuar shpeshherë se presioni i sanksioneve ka mbaruar dhe se të gjitha këto rezoluta që imponojnë sanksione kërkojnë domosdoshmërisht rifillimin e një procesi politik”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse.
Uashingtoni i ka kërkuar të gjitha vendeve të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, duke kërcënuar se do të shkatërrojë regjimin koreanoverior në rast lufte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko