Kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar sot në emisionin ‘7 pa 5’ mesazhin e urimit të Agron Dukës për fitoren e PS-së. Sipas Këlliçit, ky ishte një veprim i turpshëm.

Ai deklaroi se duhet të miratohet një Kod i ri Zgjedhor sepse njerëz që nuk mbledhin as një mijë vota, bëhen deputetë.

“PD u dha mundësinë disa personave që nuk kanë bërë as një mijë vota, të futen në listat e sigurta të PD dhe nuk kanë bërë asgjë. E turpshme.

Kjo nuk është normale, me zor paskan pritur të mbarojë gara dhe të urojnë. Nuk është normale dhe uroj që puna e parë e ardhshme e Parlamentit të ri, të jetë hartimi i Kodit të ri, kemi njerëz me 5 mijë vota që janë jashtë Parlamentit dhe deputetë me 600 apo 800 vota në Tiranë. Nuk është normale, nuk mund të jetë normale.”, u shpreh ai.

Kreu i FRPD shtoi se Partia Demokratike do të hartojë një raport, për të faktuar të gjitha denoncimet për blerje dhe manipulim votash. Belind Këlliçi pritet të ulet në karrigen e deputetit për herë të parë, pasi ia doli të grumbullojë 11.581 vota në garën në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re