Nehat Idrizi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës. Lajmin konfirmuar vetë Idrizi pasi u kontaktua nga Express dhe tha: “Po, e vërtetë është që e kam shpallur kandidaturën”.

Idrizi i ka njoftuar të gjitha subjektet politike për kandidaturën e tij, prej të cilave ka kërkuar edhe mbështetje.

“Dëshiroj t’ju informoj për kandidaturën time për President të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuaj dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time.

Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një President apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, thuhet në letrën e Idrizit drejtuar partive.

Ndryshe, Idrizi ka qenë gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Idrizi është diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan gjatë vitit 1985. Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me 31.12.2012.

Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore,ndërsa nga shtatori i 2015 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Flet shqip dhe serbisht.

Idrizi është kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozitë në të cilën u zgjodh më 10.02.2016.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re