Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi që tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të marte.

Hoteli të cilit iu vendos tritoli është në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI-t të qytetit të Sarandës, Mariel Murati, i cili aktualisht mban postin si drejtor i Sigurimeve Shoqërore.

Bëhet me dije se tritoli ishte vendosur në tarracën e hotelit e cila ishte vetëm dy orë që ishte ndërtuar , ndërkohë dyshohet se eksplozivi ishte lidhur me rrymën elektrike pasi në momentin që roja i objektit ka ndezur dritën lënda plasëse ka shpërthyer.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me postin që mban Mariel Murati, por burime bëjnë me dije se objekti ka qenë ndërtim pa leje dhe të zotët nuk e legalizuan dot. Ndërkohë në atë kohë Murati ka qenë drejtor i ALUIZNI-t dhe bleu objektin në një ankand dhe nisi të ndërtojë hotelin me 5 kate.

Deri më tani të dyshuar për vendosjen e shpërthimit janë ish-pronarët e hotelit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb