Sot, Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Soreca shprehet se kjo është një ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj.

Postimi i ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca:

Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Urime për zgjedhjen si anëtare e KS të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Presim që të punojmë edhe më shumë së bashku, me adresimin e çështjeve rajonale e globale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re