Greqia e ka shtyrë sërish bllokimin e pikës kufitare të Kapshticës. Deri më 14 maj, shqiptarët nuk do kenë mundësi të dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar për të hyrë në Greqi.

Por dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar në Kapshticë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re