Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, ku janë kthyer mbrapsht 40 punëtorë sezonalë nga autoritetet shëndetësore greke.

Gjatë testit rapid, autoritetet greke zbuluan se një 56 vjecar nga Fieri, i identifikuar me inicialet G.M., rezultoi pozitiv me Covid ndonëse mbante në dorë analizën e tamponit negativ të kryer në një laborator në Tiranë.

Për këtë arsye, i gjithë autobusi me punëtorë sezonalë është kthyer mbrapsht pasi kjo është një procedurë standarde që zbatohet në raste të tilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re