Deputeti i Partisë Socialiste nuk lejon drejtoreshen e Hipotekes të hyjë në zyrë”. Ky është denoncimi që ka bërë në një nga postimet e fundit në faqen e tij Sali Berisha, ish kryeministri i vendit.

Duke iu referuar si gjithnjë “qytetarit dixhital”, Berisha shkruan se Rrahman Rraja deputeti i zones nuk ka lejuar dretoreshen e hipotekes qe sapo eshte emeruar, Rajmonda Dashi te futet ne zyra.

Kjo sipas Berishës, në shenjë hakmarrje për largimin nga detyra të ish-drejtorit të hipotkes Luan Minja, I cili ka qënë njeri I afërt I deputetit.

 

 

Postimi i plotë i Berishës.

 

Kronike e narkoshtetit te vetem ne Europe!

Rahman Rraja nuk lejon drejtoreshen e hipotekes te hyje ne zyre!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Rrahman Rraja deputeti i zones nuk ka lejuar dretoreshen e hipotekes qe sapo eshte emeruar, Rajmonda Dashi te futet ne zyra. Sipas informacioneve shkak eshte bere largimi nga puna i drejtorit te meparshem Luan Minja. Ish-drejtori benjamin i deputetit eshte kallzuar me pare prane prokurorise rrethit Kruje per shperdorim detyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re