Akademia e Shkencave të Shqipërisë po punon për një projekt që kësaj here është i veçantë pasi historianë të Shqipërisë dhe të Kosovës do të punojnë mbi finalizimin e një botimi ku do të trajtohen të gjitha zhvillimet historike lidhur me Shqipërinë.

Historianët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të sjellin tërë këtë punë kolosale të dokumentuar në këtë botimi i cili do të përkthehet edhe në gjuhë të huaja.

Anëtari i akademisë Pellumb Xhufi tha në konferencën e mbajtur ditën e sotme se keto janë projekte të njëpasnjëshme që përfshijnë edhe kolegë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ka qenë goxha impenjativ pasi është gjithpërfshirës ndryshe nga botimet e tjera.

“Do fillojnë që nga antikiteti dhe do përfundojnë në vitet 90. Ky botim është një punë e madhe i cili do te perkthehet edhe në gjuhë të huaja dhe do të shërbeje edhe si botim referimi për studiuesit e huaj”-shprehu Xhufi.

Zoti Xhufi tha se Akademia ka ecur shumë edhe në formimin e lidhjeve të bashkëpunimit me marrëveshjet e bëra me institucionet shkencore të shqiptarëve në Kosovë,Mal të Zi dhe Maqedoni.

“Do rishikohen të gjitha periudhat e historisë që nga antikiteti deri ne vitet 90, historianë dhe studiues nga Kosova dhe Shqiperia jane bërë bashke”-përfundoi Xhufi.

(E.D)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re