Burimet e sigurisë njoftuan se një makinë bombë është shpërthyer të hënën në provincën Baghlan në Afganistanin verior, sipas Al-Jazeera-s.

Sipas këtij raporti, shpërthimi ndodhi përpara selisë së policisë në provincën Baghlan dhe shkaktoi viktima dhe dëme gjithashtu.

Jawed Basharat, Zëdhënësi i Komandës së Policisë Baghlan në veri të Afganistanit u tha mediave të martën se forcat Talibane sulmuan Selinë qendrore të Policisë Baghlan në provincë të hënën në mbrëmje, duke vrarë të paktën tre ushtarë dhe një civil, njoftoi ATLAS News.

Disa njerëz u vranë dhe u plagosën në këtë shpërthim, shtoi raporti. Sipas këtij raporti, 28 të tjerë u plagosën në sulm, duke përfshirë 20 civilë dhe tetë oficerë policie.

Forcat talebane shpërthyen së pari një makinë bombë përpara Selisë qendrore të Policisë Baghlan dhe sulmuan qendrën e qytetit pas disa orë përplasjesh, shtoi ai.

Pesë anëtarë Talibanë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në përleshjet. Sulmi i Talibanëve në provincën Baghlan të Afganistanit aktualisht është pakwsuar, sipas raportimeve të mediave vendase.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re