Edith Harxhi, një nga kandidatet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ka zhvilluar dy takime në selinë blu, që momentalisht është ‘shtëpia’ e Lulzim Bashës, i cili është kryetari aktual i kësaj partie. E ftuar në “A Show”, Harxhi tha se në fakt në seli nuk ishte askush.

Ajo shtoi se kishte zhvilluar dy takime, një për Forumin e Gruas, një për Forumin Rinor dhe kishte marrë një energji shumë të madhe.

Pjesë nga biseda:

Edith Harxhi: Adi, kam qenë sot në Partinë Demokratike, kam zhvilluar dy takime, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor. Jam ndjerë shumë mirë me të dy takimet, por me të rinjtë, kam marrë një energji të jashtëzakonshme.

Adi Krasta: Domethënë ti ke shkuar në seli, aty ku drejton Basha për momentin?

Edith Harxhi: Po, po kam shkuar dhe në fakt…nuk kishte asnjë njeri…

Harxhi është një prej kandidatëve që garojnë për postin e kryetarit të PD-së. zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku.

Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re