Në selinë e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës Qendrore në Virxhinia, të paktën një agjent i FBI hapi zjarr ndaj një sulmuesi të armatosur që u shfaq përpara hyrjes kryesore të agjencisë.

Një deklaratë nga FBI thotë se i dyshuari doli i armatosur nga makina e tij, prandaj agjentët e FBI hapën zjarr dhe e plagosën atë, raporton NYTimes.

Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar deri më tani, u transportua në spitalin lokal pasi u plagos, dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tij.

“Ne jemi duke e analizuar këtë incident dhe do të përpiqemi të arrijmë në përfundime konkrete sa më shpejt të jetë e mundur në rrethanat e dhëna,” tha FBI në një deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re