Vllaznia është fituese e kupës së shqipërisë për sezonin 2020-2021. Kuqeblutë triumfuann me rezu;tatin  minimal 1-0 ndaj Skënderbeut , falë një goli të Da Silvës në minutën e 39.

Megjithatë kaq mjaftoi  që një festë elekrtrizuese të  shpërthente në kryeqytet dhe jo vetëm.  Një duel i vecantë dhe sa i përket tifozërisë  pasi ata riktheheshin në shkallët e stadiumit pas një mungese të gjatë  prej më shumë se një viti duke bërë që kjo sfidë të përjetohej akoma dhe më shumë .

Pas fërshëllimes finale të gjyqtarit, qindra tifozë shkodranë mbushën rrugët e Tiranës me flakadantë dhe këngë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës .

Por festa më e madhe u pa në Shkodër me mijëra tifozë shkodranë që vërshuan në qytet  për të festuar këtë trofe . Me këngë dhe korre në mbështjete të skuadrës kuqeblu , ata  brohorisnin se vllaznia kurrë nuk do të jetë vetëm si në humbje ashtu dhe në fitore .

Vllaznia zhvilloi një sezon të shkëlyer këtë edicion të cilin e mbylli në vendin e dytë , me pikë të barabarta me Teutën kampione por me një golavarazh më të dobët nga “djemtë e detit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re