Një ndërtesë 4-katëshe është shembur në Rio de Janeiro ditën e sotme ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Reuters shkruan se sipas rrëfimeve të banorëve, një zhurmë e madhe ka ndodhur gjatë shembjes së banesës, ndërsa u pasua nga një zjarr që shkaktoi shumë panik në lagje.

Më shumë se 100 forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e janë duke shpëtuar personat që gjenden nën rrënoja.

Deri më tani, një burrë, grua dhe një fëmijë janë të zhdukur dhe nuk dihet ende çfarë e ka shkaktuar shëmbjen e ndërtesës.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re