Gjykata Italiane ka dhenë urdhër për arrest shtëpie kundrejt Gabriele Tadini i cili cilësohej si ‘përgjegjës’ për shembjene teleferikut në Itali pasi ai e kishte konstatuar edhe më parë se teleferiku kishte patur probleme me sistemine frenimit.

Sipas IlGorno.it, gjyqtarja Donatella Bonci Buonamici, vendosi që Tadini të lihej në arrest shtëpiak pasi provat nuk janë mjaftueshëm të rënda për të që ta linte në burg. Ndërsa për dy punëtorët e tjerë ajo tha se ka mungesë totale provash prandaj nuk mund të arrestohen.

“Nuk ka të mjaftueshme indikacione faji mbi Luigi Nerini dhe Enrico Perocchio dhe deklaratat e Gabriele Tadinnuk janë mjaft të besueshme, ka vetëm supozime”-tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi para një jave në Itali, ku humbën jetën 14 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. I vetmi i mbijetuar është një 5-vjeçar, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re