Është ndarë nga jeta në moshë të re shefi i komisariatit të Lushnjes Adrian Matani.
Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë postuar nëpër rrjetet sociale humbjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tyre.
Mësohet se Matani ishte vetëm 45 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.
Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb