Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka uruar mirëseardhjen tre gjeneralëve që mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes Defender 21, e cila konsiderohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Tre gjeneralët janë takuar me ambasadoren Kim gjatë ceremonisë.

“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë.

Tre Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahperKrah”!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re