Sulmi me eksploziv i ndodhur mbrëmjen e të martës në hotelin në pronësi të drejtorit të sigurimeve shëndetësore në Sarandë, Mariel Murati, dyshohet se ka ardhur për arsye pronësie.
Policia shoqëroi disa persona të cilët u morën në pyetje lidhur me ngjarjen, raporton Vizion Plus.
Po ashtu hetuesit sekuestruan edhe kamerat pranë bizneseve rreth zonës, me qëllim identifikimin e autorit.
Lënda plasëse ishte vendosur në tarracën e hotelit ndërsa shpërthimi dyshohet se ishte i kontrolluar nëpërmjet linjës elektrike.
Nga eksplozioni u shkaktuan vetëm dëme materiale.