Janë ngritur në protestë një grup i dashamirëve të autorit të madh Dritëro Agolli, të cilët kërkojnë që shtëpia e vjetër e Dritëroit në fshatin e lindjes në Menkulas të Devollit, të bëhet një shtëpi muze.
Të gjithë sëbashku i kanë dhënë një mesazh qeverisë, ku kërkojnë të jepet projekti që kohë më parë ju premtua edhe vetë Agollit por që akoma nuk është realizuar. Prandaj ky grup protestuesish kërkojnë që të arrihet konkretizimi dhe shtëpia Dritëroit të bëhet muze.
“Në 88 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, përveç ditës festive, shoqata “Devolli”, dega e Tiranës dhe klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritëroit” protestuan para të ashtuquajturës shtëpia muze e Dritëro Agollit në Menkulas.
Është një turp i turpshëm për politikën shqiptare që për një personalitet kaq të madh të letrave shqipe, ta lënë në këtë farë feje këtë ndërtesë.
Turp, turp i pafund”, janë shprehur protestuesit.