Në Open mbrëmjen e sotme u fol për sagën e ngjarjeve misterioze në vendin tonë, duke marrë shkas nga ndarja nga jeta e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila u gjet me disa simbole në trup.

Kriminologu Ervin Karamuça, në lidhje Skype me emisionin zbuloi se si joshen ata nga sektet e dyshimta.

“Në një manual që po lexoja mbrëmë dhe është i vitit 2016, janë të përcaktuara të gjitha rastet kur këta persona hyjnë, joshen, mund t’i ofrohet një kurs anglishteje, pastaj i bëhet një shpëlarje truri ideologjike dhe në këtë rast ata detyrohen që t’i nënshtrohen këtyre ritualeve. Ne duhet të bëjmë një apel për të gjithë prindërit, të kenë kujdes me fëmijët e tyre të rinj si flasin, vishen, kurohen dhe më tej,” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re