Garat më të forta evropiane po hyjnë në vijën e finishit. Liga e Kampionëve dhe Europa League kanë arritur në gjysmëfinale, dhe javët e fundit është folur shumë nëse prania e tifozerisë do të lejohet në finalet e mëdha.

Tani, po vjen konfirmimi se publiku do të jetë në Gdansk në finalet e Ligës Evropiane. Deri në 9,500 spektatorë do të jenë në gjendje të shikojnë ndeshjen finale të Ligës Evropiane në këtë qytet polak.

Informacioni u botua nga UEFA të hënën pasi mori leje nga autoritetet lokale nga Polonia.

Sipas UEFA-s, autoritetet polake kanë miratuar që kapaciteti i stadiumit në Gdansk të mbushet në 25 përqind të 40,000 vendeve për ndeshjen që do të luhet të mërkurën, 26 maj.

Siç u njoftua, tifozët që nuk jetojnë në Poloni do të jenë në gjendje të vijnë në ndeshje, dhe secili prej klubeve finaliste do të ketë 2,000 bileta në dispozicion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re