Forcat speciale të Belgjikës dhe ushtria janë prej disa ditësh në kërkim të një ushtari, i cili është arratisur duke marrë me vete armë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një listë vdekjeje.

Lista e personave që ai deklaron se do t’i vrasë përbëhet nga 10 persona dhe mes tyre është pikërishte dhe ish-bashkëshortja e tij.

Autoritetet janë të shqetësuara pasi ushtari ka një përgatitje të lartë është mjaft i stërvitur për të shkaktaur një kasaphanë të vërtetë nëse vendos që të veprojë për të eliminuar njerëz.

Mësohet se në momentin e arratisjes nga reparti ai ka marrë me vete armë automatike dhe një system anti-tank duke bërë që të shqetësohen jo pak edhe vetë strukturat e ushtrisë.

Jürgen Conings, i njohur edhe si “Rambo i Belgjikës” është 46 vjeç dhe përbën një ndër sfidat më të mëdha për policinë lokale gjatë viteve të fundit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re