Lefter Maliqi tregon se në shtetor do shpërthejnë protestat në vend.

Seancën e sotme ku pritet që të shkarkohet presidenti Ilir Meta, deputeti e ka quajtur seancë turpi.

“Sot është seancë e turpit e këtij parlamenti të kapur, kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, që shpresoj mos ta  ketë kapur Rama, se nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar presidentit, Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave. Shtatori do jetë me protesta, me mosnjohje të zgjedhjeve, por vendi është zhytur në varfëri ekstreme, vjeshta do jetë vjeshta e shqiptarëve”, tha Maliqi.  (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re