Kampioni suedez Zlatan Ibrahimovic ndonëse tashmë është gati 40 vjecc vazhdon të shërbejë si një shembull për shumë sulmues të rinj me atë ai bën në fushën e lojës.

Një ndër ta është dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Astrit Selmani, i cili luan me skuadrën e Hammarby-t, që tashmë zotërohet nga Zlatan Ibrahimovic.

Skuadra arriti t’i dhurojë Ibrahimovic dhe trofeun e parë si President, pasi arriti të fitojë Kupën e Suedisë. Hammarby luajti finalen ndaj Hacken me 120 minutat që u mbyllën me shifrat 0-0.

Skuadra e Hammarbyt u tregua më e saktë te penalltitë, ndërsa i fundit që shënoi ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Astrit Selmani. Pas këtij triumfi ka folur Ibrahimovic.

“Kjo është arsyeja për të cilën ne e kemi marrë Selmanin, për të vendosur këto momente. Kjo (Kupa e Suedisë) do të thotë shumë. Për këtë luan. Finalet fitohen. Nuk ka rëndësi se si luan. Ju duhet të fitoni finalet”, ka thënë Zlatan Ibrahimovic.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re