Qindra mjete të tjera të rënda ushtarake kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”.

Këto janë pamjet nga Porti i Durrësit, ku shihet qartë prania e madhe e forcave dhe mjeteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. #defendereurope21”, shkruan Ministri Peleshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re