Trupi i pajetë i viktimës së COVID-19 është filmuar duke u hedhur në një lumë nga familjarët e të ndjerit, pasqyrë kjo që tregon gjendjen e rëndë pandemike në këtë vend.

Videoja është filmuar të premten, ku shihen dy burrat të veshur me rroba mbrojtëse me ngjyrë të bardhë duke hedhur nga ura kufomën e mbuluar.

Policia ka identifikuar dyshen dhe menjëherë i ka arrestuar, për shkak të hedhjes së kufomës nga ura e lumit Balrampur në Uttar Pradesh.

Burra janë identifikuar si Sanjay Kumar dhe Manoj Kumar, derisa viktima ishte Premnath nga Shohratgadh Siddharathanagar.

Ai ishte pranuar në spital të martën e kaluar pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por për fat të keq ndërroi jetë derisa po trajtohej në spital gjatë pasdites të së premtes.

Sipas rregullave anti-COVID-19 që janë në fuqi në këtë vend, trupi i pajetë i viktimës i dorëzohet familjarë për krematorium, por ata kishin vendosur të shpërfillin urdhrat e qeverisë duke e hedhur në lumë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re