Një ish-qen policie në Australi është bërë i famshëm për reagimin e tij kur i përmend fjalën “kokainë”, pas publikimit të një videoje nga pronari i tij në ‘Tik-Tok”.

Sipas mediave, qeni ka shërbyer më parë si qen policie dhe tashmë është adoptuar nga një banor i Qeensland në Australi.

Në videon e publikuar shihet që pronari i qenit, që i lexon listën e ushqimeve qenit dhe ai nuk reagon, në momentin kur pronari i thotë fjalën ‘kokainë’, qeni bën një reagim epik të menjëhershëm.

Videoja e qenit është ngarkuar në Tik Tok që në mars dhe ka arritur të marrë 2.5 milion klikime.

“Një qen policie, mbetet gjithmonë një qen policie. Unë pashë videon tre herë për të parë fytyrën e qenit. Ishte si të thuash: ti e di që unë jam një ish-oficer policie.”– kanë komentuar përdoruesit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re