Koço Kapedani, prifti ortodoks i Lezhës është dhunuar nga punëtorët e firmës së kontraktuar nga Bashkia e Lezhës për kryerjen e punimeve në rrugët e lagjeve ‘Besëlidhja’ dhe ‘Gurra’.

Denoncimin e dhunës ndaj priftit Kapedani e ka bërë kryetari i forumit Rinor të Partisë Demokratike në Lezhë, Albert Loçi.

Loçi ka publikuar një video ku shihet qartë se punëtorët e firmës të kontraktuar nga bashkia Lezhë ushtrojnë dhunë ndaj priftit.
Deri më tani bashkia Lezhë nuk ka reaguar ende ndaj këtij akti të paprecedent.

“Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani,rrihet nga punetoret e firmes se kontraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro 👨🏻‍✈️ per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.

Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.

Institucionet heshtin,drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.”, shkruan kryetari i FRPD, Albert Loçi krahas videos.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re