Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur, Fax Neës ka inspektuar ambientet e portalit ‘Dosja.al’. Zyrat e portalit kanë qenë pranë lokalit ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, madje në ambientet e brendshme, shihet që ka depërtuar edhe një plumb.

Kjo ka shkaktuar panik tek gazetarët që ishin të pranishëm gjatë ngjarjes së ndodhur, të cilët thanë se ishin shtrirë në tokë në momentin që konstatuan të shtëna.

Fax News ka marrë edhe një prononcim nga kryeredaktorja e portalit Fjona Graçi, e cila u shpreh se kishte qenë e para që kishte konstatuar se po qëllohej me plumba dhe se menjëherë pas kësaj kishin njoftuar policinë. Ajo shtoi se në fillim menduan se do të kishte qënë një konflikt mes disa personave ndërsa më pas kishin kuptuar se kishte qenë një konflikt familjar personal.

“Isha unë e para që e pashë sesi cfarë kishte ndodhur. Të gjithë u shtrimë përtokë, kaluan disa minuta dhe kuptuam që kishte ndodhur një vrasje, më pas njoftuam policinë. Për ne është një gjë shumë e rëndë.
Drejtori ka qenë në kafe, nëse do kishte qenë i ulur në zyrë nuk do kishte shpëtuar dot pa u qëlluar nga plumbi. U kuptua që ishte armë pasi bëri dritë. Në fillim menduam se ishte konflikt mes disa personave, por më pas kuptuam që ishte një konflikt personal”

Ndërkohë policia ka marrë edhe gëzhojat e plumbit që kishte depërtuar nga xhami i dritares së zyrave të portalit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re