E ka organizuar të gjithë masakrën ndaj familjes së vet në Dibër të Madhe vetëm sepse dy prinderit nuk e lejuan që ajo të martohej me një Italian.

 

Ky është version I ri që japin mediat italiane referuar edhe deklaratave që Blerta Pocesta ka dhënë për hetuesit maqedonas pasi pranoi se ishte ajo autoria e krimit të rëndë brenda familjes shqiptare ndodhur më 27 gusht në Dibër të Madhe. Familja Pocesta jetontë në Pordenone të Italisë por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës për të marrë pjesë në një dasëm të miqve të tyre.

 

Blerta 28 vjece ka pranuiarf se masakren ndaj familjes e kishte origanizuar vetë ajo por ka mohuar të kete qënë ajo që ka qëlluar ndaj babait Amid 55 vjec, nenes Nazmije 53 vjece dhe motrës Anila 14 vjece. Megjithatë në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm gjurmet e Blerta Pocestës. Fillimisht version I parë I shkakut të vrasjes se familjareve u tha se ishte cështje pasurie ndërsa tani del në skenë variant I konflikteve te vazhdueshme për shkak se prinderit nuk lejonin që vajza e tyre e madhe të martohej me një Italian, aty ku jetonin prej kohësh.

 

Policia italiane I ka dhënë informacion mediave maqedonase në lidhje me jeten e Blerta Pocestes në Itali duke konfirmuar se ajo merrte drogë dhe ishte e regjistruar në këtë vend si toksikomane.