Drejtuesi politik i demokratëve të Dibrës Xhelal Mziu ka ironizuar kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici pas publikimit në mediat sociale të një interviste ku ai deklaronte se ka mbaruar fakultetin e Ministrisë së Brendshme.

Mziu thotë se ky është niveli intelektual i Rilindjes me të cilët PS po qeveris dhe po varfëron shqiptarët.

“Çerrat e Ramës kanë mbyllur fakultetin e Ministrisë së Brendshme, për tu bërë polic dhe me pas kryetar bashkie!

Ky është niveli intelektual i Rilindjes. Me kësisoj njerëzish si Gjici dhe keq, po qeveris dhe po varfëron Shqiptarët për të kënaqur dëshirat e këtyre lloj injorantëve, që s’po ngopen duke shqyer Shqipërinë. Shterpësi intelektuale, alla Rilindase!”, shkruan Mziu

Kjo deklaratë e Safet Gjicit është bërë në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit gazetari Ylli Rakipi,  gjatë përballjes së Gjicit me Mziun për zgjedhjet lokale të vitit 2015-të.

Video e plotë e emisionit :

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re