Autoritet kanadeze, të shtunën e 29 majit, kanë njoftuar se është zbuluar një varr masiv me eshtrat e 215 fëmijëve, në një ish-shkollë rezidenciale.

Ky zbulim ka tronditur vendasit të cilët kanë kërkuar hetim të plotë në të gjithë vendin, ndërsa vendosën këpucë fëmijësh në disa vende në Kanada.

Gjithashtu kryeministri Justin Trudeau u shpreh i shqetësuar, ndërsa premtoi veprime konkrete.

“Si baba, nuk mund ta imagjinoj se si do të ndihej sikur fëmijët e mi do të mi largonin. Si kryeministër, unë jam i tmerruar nga politika e turpshme që vodhi jetën e fëmijëve”, tha ai në një komunikim për gazetarët.

Një hetim i plotë në të gjitha vendet e ish-shkollave rezidenciale mund të çojë në zbulimin e shumë të vërtetave.

Eshtrat e fëmijëve u zbuluan në Kampoos Indian Rezidencia School në British Columbia , e cila u mbyll në 1978. Disa prej fëmijëve ishin rreth moshës 3-vjeç.

Shkollat rezidenciale në Kanada ishin shkolla me konvikt të detyrueshme nga qeveria dhe autoritetet fetare.

Kamloops Indian Residential School ishte më e madhja në sistemin e banimit. Hapur nën administrimin Katolik Romak në 1890, shkolla kishte rreth 500 studentë kur regjistrimi arriti kulmin në vitet 1950.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re