Eshtë e paprecedentë ajo që ka ndodhur në Vlorë me LSI-në, ku njëri nga nënkryetarët e saj, pikërisht Petrit Vasili iu kundërvu hapur zëvendëskryetarit Luan Rama.

Vajtjet e Vasilit në Vlorë dhe shfaqja e tij mediatike me kandidatët e tjerë të listës së LSI dhe thirrjet e hapura e të përsëritura që të votonin numrin 2 Grisejda Myslymin, duke anashkaluar Luan Ramën që përveç se zevendeskryetar ishte edhe drejtuesi politik i qarkut në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, jane vetëm njera anë e medaljes së luftës së Petrit Vasilit kundër Luan Ramës, me gjasë e komanduar nga Presidenti Meta, per sa kohë flitej se Luan Rama ishte shitur të Damian Gjiknuri dhe Edi Rama, ndërkohë që në krah të Luan Ramës u shfaq publikisht vetë kryetarja Kryemadhi.

Por Petrit Vasili nuk u mjaftua vetem me vajtjet në Vlorë e dergimi atje si emisarë kunder Luan Ramës edhe i një dyzine njerëzish të tjerë, por ai përmes një mesazhi të rëndësishëm dërguar në grupin e komunikimit në whatsapp te kandidatëve te LSI në qarkun e Tiranës, i urdheron ata nen titullim “Mesazh shumë i rëndësishëm”, që të evidentojnë menjëherë çdo lidhje apo kontakt që kanë në Vlorë!

Me tej ai thotë se çdo informacion i siguruar do ti jepet vetëm Afrimit. Pra eshte e qartë që gjithçka e komanduar nga Vasili synonte jo vetem shmangien e Luan Ramēs siç e konfirmon edhe mesazhi që po publikojmë, por edhe kundervenien ndaj tij.

Çfarë kishte ndodhur në Vlorë që e detyroi Petrit Vasilin të shpërndante këte mesazh shumë të rëndësishëm?!

Nëse duheshin evidentuar menjëherë të gjitha lidhjet apo kontaktet që kandidatët e lsi në Tirane dhe shtabet e tyre kishin në Vlorë, përse ato i duheshin dërguar Afrimit qe nuk specifikohet në mesazh se cili është, dhe jo Luan Ramës që është zëvendëskryetar i LSI-së dhe ishte drejtuesi politik i kesaj partie ne qarkun e Vlorës dhe njëherësh edhe i pari i listës në atë qark?!

Pra, alibia e tradhëtisë së Luan Ramës që u përhap në Vlorë dy javët e fundit të fushatës, nuk paska qenë një sajesë mediatike, por një histori që më shume se sa ne hotelin Paradise në Vlorë gëlonte korridoreve të LSI-së në Tiranë, ku Petrit Vasili u angazhua me gjithë kapacitetet e veta intelektuale dhe politike ta zgjidhte siç në fakt e zgjidhi, duke i humbur LSI-së mandatin në Vlorë dhe duke marrë për vete 360 vota në Tiranë ç’ka është treguesi më i qartë i simpatisë që Petrit Vasali ka edhe në rradhët e partisë së vet.(dritare.net)

Zbulohet mesazhi i rëndësishëm i Petrit Vasilit dhe

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re