Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për 11 qarqe. Rezultati në fjalë është për partitë dhe kandidatët për deputetë në qarqet Berat, Durrës, Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier si dhe Lezhë.

Ndërkohë, partitë nga ana tjetër kanë 5 ditë kohë për ankimimin e rezultateve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se partitë mund të kenë informacionet e nevojshme, ndërsa shtoi se edhe KQZ është e interesuar për procesin zgjedhor.

Kujtojmë se të premten e kaluar KQZ-ja miratoi rezultatin për qarkun e Kukësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re