Zhduket një nënë 34 vjeçare shqiptare dhe djali i saj 3 vjeçar në Gjermani. Ata janë parë për herë të fundit në qendrën sociale të Bonit. Siç raportohet ata janë marrë në një makinë tip ‘audi’ të bardhë të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Nuk ka asnjë gjurmë prej nënës dhe fëmijës së saj, por dyshohet se rrëmbimi ka ardhur si pasojë e përfshirjes së bashkëshortit të saj në organziatë kriminale.

Ditën e djeshme, policia arrestoi bashkëshortin e 34 vjeçares, Blerim.K 39 vjeç në mënyrë që të sqaroheshin të gjitha detajet për ngjarjen dhe arsyen që mund të kishin rrëmbyesit për të bërë diçka të tillë ndaj familjes së tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re