Është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për dhënien e masës për përgjegjësin teknik të fabrikës së tullës që u përfshi nga flakët më 28 maj.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për Bexhet Zijain.

Kujtojmë se Bexhet Zijai, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë nga blutë e Durrësit pasi nga zjarri i rënë më datë 28 maj në fabrikën e re të tullave, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë, u dogj shtetasi Besnik Bojaku.
Ky i fundit, i djegur në 98% të trupit, ndërroi jetë gjatë natës së 28 majit në QSUT.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re