Sali Berisha nga oborri i selisë së PD-së:

“Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë, po ndjekin në mënyrë të pabesueshme, zhvillime të denja si në romanet e Franc Kafkës. Skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal në aktet e turpshme dhe aktet të tjera po kaq të turpshme, njeri që dëshmon se nuk i ka mbetur asnjë grimcë e vogël e integritetit qytetar. A mund ta imagjinonte kush se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij, në shndërrimin në bunker-burg të selisë së PD, bllokimin e hyrjeve të PD për deputetet dhe mbushjen e kësaj selie me kriminelë që kanë në shpatulla te tyre vrasje njerëzish, trafiqe kriminale deri tek ekstremizmi të dënueshme. Unë me këtë rast dua të sqaroj cdo qytetar dhe cdo demokrat se qëndrimi ynë s’ka të bëjë me një zyrë apo tryezë por ka të bëjë me zbatimin më themelor mbi të cilin ndërtohen organizatat e lira, shoqëri të lira, ka të bëjë me parimin sipas të cilit shumica vendos pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën, kërkon tu konfiskojë shumicës ndërtesën e saj, shtëpinë e demorkatëve duke e trajtuar njëlloj sikur ta ketë pronë private”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re