Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në zonën e ish-ekspozitës, ku një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Dyshohet se i plagosuri është Adriatik Cama, ish-prokuror i Tiranës, dhe njëherësh avokat i Nevaldo Hajdarit.

Dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve familjare, ku babai ka vrarë dhëndrin e tij në proces divorci, dhe ka plagosur Camën.

Për ngjarjen derimë tani policia ka shoqëruar një person të mitur, ndërsa mbetet i paqartë roli që ai ka pasur në këtë ngjarje të rëndë.

Sa i takon Camës ai është ish-prokuror i shkarkuar nga Vetingu, ndërsa një nga çështjet më të bujshme që ai ka hetuar është ajo për 21 Janarin.

Vijon…

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re