Lideri i opozitës Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të mjekëve në Europë.

Basha thekson se ky është një fakt, që shton akoma më shumë dështimet e Ramës në tetë vjet qeverisje.

“Si ka qenë vdekshmëria e mjekëve që ka krijuar pandemia në Shqipëri në krahasim me vendet e Europës?

Përgjigja: Më e larta. Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të trupës mjekësore”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re