Lideri demokrat Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me taksën progresive të aplikuar nga socialistët në pushtet.

Me anë të një mesazhi në “InstaStory” që ai e quan “100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kryetari i PD ngre pyetjen nëse e pasuroi apo e varfëroi shtresën e mesme taksa progresive, ndërsa duke iu referuar raportit të PNUD, Basha thekson se taksa progresive e varfëroi shtresën e mesme.

Postimi i Bashës:

33 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite.

E pasuroi apo e varfëroi teksa progresive shtresën e mesme?

Përgjigja: E varfëroi! Raporti i PNUD: Taksa progresive “varfëroi” shtresën e mesme, gjysma ulën konsumin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re