Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka lënë mister emrin e vendit që i ka dhuruar Shqipërisë 1000 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, 50 prej të cilave u kryen ditën e sotme. Në një lidhje për emisionin “Open”, Manastirliu tha se vendi dhurues ka kërkuar që të mos bëhet publik emri dhe të ruhet konfidencialiteti.

Sipas saj, arsyeja për këtë vendim është se mund të ketë shtete të tjera që mund të duan dozat, por shteti dhurues ka zgjedhur Shqipërinë.

“Kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti me vendin që na ka dhuruar këto vaksina. Nuk do të bie në përsëritje. Rama e shpjegoi edhe arsyen e vendit mik që ka treguar solidaritetit. Vendi ka kërkuar që të ketë konfidencialitet. Një arsye mund të jetë që vendet e tjera mund t’i duan dozat që kemi marrë ne, dhe vendi ka zgjedhur t’ja japë Shqipërisë”, u shpreh ministrja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re