Në Shkodër janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus. Tre janë personel shëndetësor, raporton Abc News.
Po ashtu, mësohet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë raste kontakti me persona të infektuar më parë, nga fasoneria.
Sa i përket rasteve nga personeli shëndetësor bëhet fjalë për një mjek kirurg, një mjeke familjeje si dhe një infermiere në Spitalin e Shkodrës.
Dy mjekët e infektuar janë burrë e grua.
