Skip to content

111 afganët e ardhur në Kosovë do të strehohen në Kampin e Bechtel Enkas, nesër priten fluturime të tjera

111 afganë kanë mbërritur të dielën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të njëjtit do të vendosen në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se pritet që nga nesër për fluturime të radhës.

Ai ka njoftuar se afganët që kanë mbërritur në Kosovë janë duke iu bërë testet rapide për COVID-19.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb