Gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 119 qytetarë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 119 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale.

Ditët e fundit pavarësisht numrit të lartë të raste e të reja, po ashtu i lartë a qenë edhe numri i qytetarëve që janë shëruar nga virusi.

Ndërkohë, fatkeqësisht vijon të jetë i lartë edhe numri i personave që humbin betejën me Covid-19.

Nga ana tjetër, situata paraqitet serioze në të dy spitalet Covid. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë të shtruar edhe pacientë me mosha relativisht të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re