Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë regjistruar 12 rast të reja me Covid-19. Kryesisht mes të infektuarve janë më së shumti mësues dhe nxënës në disa nga shkollat e këtij qarku. Konkretisht janë infektuar të cilët janë konfirmuar sot janë: 1 mësuese në shkollën e mesme “Kristo Isak” në Berat, 1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në Uznovë, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull dhe 1 nxënës në shkollën e mesme “Irfan Ngjeqari” në Berat.
Gjitashtu vatra të reja infektimesh janë rishfaqur edhe në Spitalin Rajonal Berat, ku rezultojnë pozitivë me koronavirus, nën/drejtori i Spitalit Rajonal Berat dhe 1 infermier në Repartin e Kirurgjisë. Edhe në Burgun e Beratit janë shfaqur vatra të reja infektimesh, ku sot është konfirmuar “pozitive” me Covid-19 ekonomistja e Paraburgimit në IEPV Berat.
Edhe në Institucionin e Kadastrës së Beratit është regjistruar sot i infektuar me Coronavirus një specialist,ndërkohë që të infektuar janë regjistruar edhe në disa biznese private. Mes rasteve konfirmohen: 1 punonjëse banke, 2 punonjëse në një subjekt privat, dhe 1 punonjës në një servis celularësh në qytetin e Kuçovës.
E ndërkohë që numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë,aktualisht numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 921.
/faxweb
