Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit të ministrisë, janë shënuar 295 raste të reja, ndërsa 13 persona kanë humbur jetën.
Njoftimi i Ministrisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki:162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.
Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 295Të shëruar në 24 orë 1075Të shtruar në spitale 189Humbje jete në 24 orë 13Testime ditore 4064
Testime totale 1,189,319Raste pozitive 168,188Raste të shëruara 154,694Raste Aktive 10,841Humbje jete 2,653
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,856Fier 1048Durrës 999Shkodër 953Vlorë 599Elbasan 558Lezhë 442Berat 419Korçë 289Kukës 254Dibër 223Gjirokastër 201
