Në 24 orët e fundit në Durrës janë konfirmuar 15 raste me koronavirus. Rastet e reja janë nga tri familje.

Në një nga familjet, me katër anëtarë, virusin e ka marrë burri i cili punonte në AKU. Dy familjet e tjera janë me nga tre anëtarë.

Ndërsa pesë rastet e tjera mësohet të jenë raste kontakti.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive në Durrës është 344.

Po ashtu, nga gjashtë persona që humbën jetën sot, tre ishin nga Durrësi. Betejën me virusin e humbën një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re